VIDEO/ Përleshje në parlamentin e Gjeorgjisë, dhunë dhe grushte mes deputetëve

VIDEO/ Përleshje në parlamentin e Gjeorgjisë, dhunë dhe

Një incident i rëndë është regjistruar në Parlamentin e Gjeorgjisë, ku disa deputetë janë përfshirë në një përleshje të ashpër me njëri tjetrin.

Shkak është bërë pasi deputetet në pushtet ishin të gatshëm të miratonin projektligjin e diskutueshëm për “agjentët e huaj”. Projektligji është kritikuar nga vendet perëndimore dhe ka nxitur protesta në vend.

Pamjet e transmetuara në televizionin gjeorgjian shfaqën Mamuka Mdinaradzen, kreun e partisë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”, një forcë shtytëse pas projektligjit, duke u grushtuar nga deputeti i opozitës, Aleko Elisashvili teksa  fliste nga foltorja.

Incidenti shkaktoi një përleshje më të gjerë midis disa deputetëve. Pamjet shfaqën Elisashvilin duke u përshëndetur me brohoritje nga protestuesit jashtë ndërtesës së Parlamentit.

EMISIONET