VIDEO/ Një aeroplan i vogël rrëzohet menjëherë pas ngritjes në aeroportin e Southend në Britani, tymi i zi ngrihet në zonë

BRITANI- Një aeroplan i vogël është rrëzuar menjëherë pas ngritjes pasditen e sotme në aeroportin e Southend në Britaninë e Madhe.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një avion me dy motorë Beechcraft King Air B200, ndërsa bëhet me dije se fluturimi ishte i destinuar për në qytetin Lelystad në Holandë.
Videot e aksidentit të publikuara në mediat sociale tregonin tym të zi të dendur që ngrihej mbi aeroport.
Rrethanat e aksidentit dhe numri i personave në bordin e avionit mbeten të panjohura, ndërsa hetimet e autoriteteve për ngjarjen po vijojnë.
Gjithashtu nuk dihet nëse ka të lënduar rëndë.
A small plane crashed at London Southend Airport. pic.twitter.com/NS0p3ChPRY
— Clash Report (@clashreport) July 13, 2025

