Vetoja ruse e OKB-së mund të kërcënojë dërgimin e ndihmave për 3 milion njerëz

Vetoja ruse e OKB-së mund të kërcënojë dërgimin e

Rusia ka kërcënuar të vërë veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që riautorizon dërgesat ndërkufitare të ndihmave jetike në Sirinë veriperëndimore të kontrolluar nga opozita. Mbyllja e rrugës së fundit nga Turqia do të rrezikonte menjëherë më shumë se 3 milionë njerëz në rrezik nga uria. 

OKB thotë se numri i sirianëve në nevojë është më i lartë tani se në çdo moment gjatë luftës civile 11-vjeçare, pasi vitet e luftimeve, pandemia Covid-19 dhe lufta në Ukrainë kanë shkatërruar ekonominë e vendit. Programi Botëror i Ushqimit (WFP) thotë se kostoja e ushqimit është rritur me 800% në vetëm dy vjet.

Pikërisht një vit më parë pati sërish frika se do të mbyllej vendkalimi Bab al-Hawa. Por këtë herë historia nuk ka të bëjë vetëm me Sirinë.

Në vitin 2021, në minutën e fundit, diplomacia e nivelit të lartë midis zotit Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin e mbajti të hapur rrugën e ndihmës. Por shumë kanë ndodhur në 12 muajt e fundit. Marrëdhëniet SHBA-Rusi janë në rënien e tyre më të ulët për dekada, të thyera më tej nga lufta në Ukrainë dhe do të jetë shumë më e vështirë se viti i kaluar.

 

 

 

 

EMISIONET