VALË ARRESTIMESH NË IRAN! 700 persona nën akuzë për bashkëpunim me Izraelin! Disa të ekzekutuar, kritikët: Frikësim i popullit

Që nga 13 qershori, Irani ka arrestuar mbi 700 persona dhe ka ekzekutuar disa të tjerë, duke i akuzuar për bashkëpunim me inteligjencën izraelite pas vrasjeve të disa komandantëve dhe shkencëtarëve iranianë. Autoritetet pretendojnë se po mbrojnë sigurinë kombëtare, por kritikët thonë se kjo është një mënyrë për të shtypur dhe frikësuar qytetarët.

VALË ARRESTIMESH NË IRAN! 700 persona nën akuzë për

Irani ka arrestuar 700 persona dhe ka ekzekutuar disa të tjerë që nga 13 qershori duke i akuzuar se kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete të Izraelit për goditjet ndaj vendit.

Sipas autoriteteve iraniane, ata që i quan spiunë kishin arritur të futeshin brenda institucioneve të sigurisë së Iranit dhe të jepnin informacione të rëndësishme.

Kjo mendohet se ndihmoi në vrasjen e disa komandantëve të lartë ushtarakë dhe shkencëtarëve bërthamorë iranianë.

Qeveria iraniane ka thënë se po arreston këdo që dyshohet se ka lidhje me inteligjencën e huaj, për të mbrojtur vendin.

Por shumë mendojnë se kjo është edhe një mënyrë për të frikësuar popullin dhe për të ndaluar kritikët e qeverisë.

Gjatë konfliktit 12-ditor, janë ekzekutuar 3 persona, një ditë pas përfundimit të luftës, u ekzekutuan edhe 3 të tjerë. Që nga ajo kohë, qindra persona janë arrestuar në të gjithë Iranin.

Televizioni shtetëror ka treguar disa video ku të arrestuarit "pranojnë" se kanë ndihmuar shërbimet izraelite por organizatat për të drejtat e njeriut thonë se shumë prej tyre mund të jenë detyruar të pranojnë, nën presion apo tortura.

Ministria e Inteligjencës e Iranit thotë se është në një luftë të vazhdueshme kundër rrjeteve të spiunazhit nga Izraeli, SHBA dhe Britania.

Disa qytetarë iranianë kanë treguar për BBC se kanë marrë mesazhe nga Ministria e Inteligjencës që u kërkojnë të largohen nga faqet apo rrjetet sociale që kanë lidhje me Izraelin, përndryshe do të ndiqen penalisht.

Presion ka pasur edhe ndaj gazetarëve që punojnë jashtë Iranit, sidomos për ato që punojnë për mediat në gjuhën persiane. Në disa raste, autoritetet kanë arrestuar prindërit apo familjarët e gazetarëve, për t'i detyruar të japin dorëheqjen.

Disa prej këtyre gazetarëve janë shpallur si "armiq të Zotit", një akuzë shumë e rëndë në Iran, që mund të çojë edhe në dënim me vdekje.

Gjatë luftës, qeveria iraniane e kufizoi internetin dhe shumë rrjete sociale si Instagram, Telegram, X dhe YouTube vazhdojnë të jenë të bllokuara ato mund të aksesohen vetëm përmes VPN-ve.

Shumë analistë thonë se qeveria po ndjek të njëjtat taktika si në vitet 1980, kur mijëra të burgosur politikë u ekzekutuan në fshehtësi, gjatë dhe pas luftës me Irakun.

EMISIONET