Plan i frikshëm në koncertin e Swift! Një person ndihmoi një të ri për ta realizuar. Në shënjestër, 65 mijë fansat e Taylor
Një i ri sirian, është akuzuar se me mbështetje të ISIS ndihmoi në planifikimin e një sulmi terrorist nw njw koncert të Taylor Swift në Vjenë, i cili u anulua në gusht 2024. Ai dyshohet se bashkëpunoi me një tjetër të ri nga Austria, duke përkthyer udhëzime për bomba dhe duke ndërmjetësuar kontakte.

Një i ri sirian është akuzuar për mbështetje të një organizate terroriste pas një plani për të sulmuar një koncert të Taylor Swift në Vjenë, gushtin e kaluar.
I riu, i identifikuar si Mohamed A, është përshkruar nga autoritetet gjermane si i mitur dhe aktualisht nuk ndodhet në paraburgim
Sipas prokurorisë gjermane,ai mbështeste ideologjinë e ISIS që prej prillit 2024 dhe kishte bashkëpunuar me një të ri nga Austria për të organizuar sulmin.
Mohamed A, sipas akuzës, e kishte ndihmuar duke përkthyer udhëzime për ndërtimin e bombës nga arabishtja dhe kishte ndërmjetësuar kontakte me një anëtar të ISIS jashtë vendit. Ai gjithashtu dyshohet se ka shkruar tekstin e betimit për t'u bashkuar me organizatën terroriste.
Personi kryesor i dyshuar, i quajtur Beran A, 20 vjeç nga Ternitz, në jug të Vjenës, është arrestuar falë një informacioni të marrë nga CIA. Ai thuhet se ishte pjesë e një celule terroriste të ISIS në Austrinë Lindore.
Autoritetet dyshojnë se ai kishte planifikuar edhe më herët nje sulm në Dubai, në mars të vitit 2024, por ishte tërhequr në momentin e fundit.
Taylor Swift kishte planifikuar tre koncerte me bileta të shitura plotësisht në datat 8 deri më 10 gusht të vitit të kaluar, por ato u anuluan një ditë para fillimit, duke zhgënjyer mijëra fansa.
Ajo shprehu keqardhjen dhe tha se pati një ndjenjë të madhe faji duke premtuar se do të jepte maksimumin në koncertet përmbyllëse të turneut të saj në Londër.


