Ukraina aplikon zyrtarisht për anëtarësim në NATO

Ukraina ka paraqitur zyrtarisht kërkesën e saj për t'u anëtarësuar në aleancën e NATO-s , ka njoftuar presidenti i saj, Volodymyr Zelensky.
Në një video, Zelensky tha se Ukraina "po ndërmerr një hap vendimtar për të gjithë sigurinë e kombeve të lira".
Zelensky thotë:
E shohim kush na kërcënon. Kush është gati të vrasë dhe sakatojë. Të cilët për të zgjeruar zonën e tyre të kontrollit nuk ndalen në asnjë egërsi.
Gjatë fjalimit të tij, i cili u publikua pasi Vladimir Putin nënshkroi dekretet që zyrtarizonin aneksimin e paligjshëm të Rusisë të katër rajoneve të pushtuara në Ukrainë, Zelensky zotohet të çlirojë "të gjithë territorin" e vendit të tij.


