UKRAINË/ Ministrja e Energjisë jep dorëheqjen

UKRAINË/ Ministrja e Energjisë jep dorëheqjen

Ministrja ukrainase e Energjisë, Svitlana Hrynchuk ka paraqitur zyrtarisht dorëheqjen e saj për shkak të një skandali korrupsioni.

“Kërkoj që dorëheqja ime nga posti i ministres së Energjisë së Ukrainës të pranohet”, shkroi ajo në një letër dorëheqjeje të publikuar sot në Facebook.

Presidenti Volodymyr Zelensky më herët i bëri thirrje Hrynychuk dhe ministrit të Drejtësisë, German Galushchenko, të jepnin dorëheqjen.

“U kërkoj anëtarëve të parlamentit të mbështesin këto kërkesa”, tha kreu i shtetit në një videomesazh. “Ishte çështje besimi”, tha ai.

Galushchenko ishte shkarkuar tashmë nga detyrat e tij atë mëngjes nga kryeministrja Yulia Svyrydenko.

Ukraina po tronditet nga një skandal ryshfetesh që përfshijnë miliona dollarë.

Skandali thuhet se përfshin pagesa jo vetëm në sektorin e energjisë, por edhe në sektorin e mbrojtjes, i cili është jetik për sigurinë e vendit.

EMISIONET