Tuberkulozi tek fëmijët, Evropa në alarm! Raporti: Rriten me 10% rastet, më të prekurit janë 15 vjeç

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një raport për sëmundjet e tuberkulozit  tek fëmijët . Në të thuhet se rastet e tuberkulozit tek të vegjlit po rriten me 10%, duke e parë si alarmante për Evropën. Sipas të dhënave nga ky raport, fëmijët nën 15 vjeç përbëjnë 4.3% e të gjitha rasteve të reja apo të rishfaqura në Evropë.

Tuberkulozi tek fëmijët, Evropa në alarm! Raporti: Rriten me 10%

Edhe fëmijët po preken nga tuberkulozi. Të dhënat e raportuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se gjatë viteve të fundit shfaqet në rritje numri i rasteve të konstatuara me këtë sëmundje edhe tek grupmoshat e reja.

Raporti më I fundit thotë se se rastet e tuberkulozit tek të vegjlit po rriten me 10%, duke e parë si shifër alarmante për europen.

Sipas të dhënave nga ky raport, fëmijët nën 15 vjeç përbëjnë 4.3% e të gjitha rasteve të reja apo të rishfaqura në Evropë.

Edhe pse rajoni evropian po rimëkëmbet nga ndikimi i COVID-19, efektet e pandemisë vijojnë të ndihen në testimin, parandalimin, diagnostikimin dhe kujdesin për tuberkulozin.

Sfidë mbetet fakti që për 1 në 5 fëmijë me tuberkuloz nuk dihet nëse e kanë përfunduar trajtimin, gjë që mund të çojë në rishfaqjen e tuberkulozit dhe transmetimin e tij të mëtejshëm.

Në Evropë, trajtimi i suksesshëm i rasteve të reja dhe të rishfaqura që filluan trajtimin me barna në 2022-in ishte 75.5%, por në vitin 2023 u ul në 67.9%.

Sakaq, raporti thekson se infeksioni me HIV mbetet një çështje e vazhdueshme për pacientët me tuberkuloz në Evropë. Në vitin 2023, mbi 15% e pacientëve me tuberkuloz dhe të riprekur nga kjo sëmundje, ishin po ashtu të infektuar me HIV. Bëhet fjalë për më shumë se 19 mijë njerëz.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve shprehet se është thelbësore vendosja e një fokus më të madh dhe përmirësimin e strategjisë së parandalimit të tuberkulozit.

EMISIONET