Izraeli bombardon spitalin në Gaza! Humbet jetën lideri politik i Hamasit, njerëzit duan të largohen

Gaza është tronditur nga një sulm i befasishëm i ushtrisë izraelite. Raketat kanë goditur një spital në Gaza e cila ka lënë të vdekur pesë persona, duke përfshirë një udhëheqës politik të Hamasit. Sulmi izraelit kishte në shënjestër një figurë kyçe të grupit militant.

Izraeli bombardon spitalin në Gaza! Humbet jetën lideri politik i

Një sulm ajror izraelit në një spital në Gaza ka vrarë pesë persona, duke përfshirë një lider politik të Hamasit dhe mjekë palestinezë.

Lajmi ëhstë konfirmuar na Hamasi I cili njoftoi se një anëtar i zyrës së tij politike, Ismail Barhoum, u vra teksa ishtë duke u trajtuar në spital.  Ndërsa Izraeli ka deklaruar se sulmi  kishte në shënjestër një figurë kyçe të grupit militant.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se sulmi goditi repartin e kirurgjisë në spitalin Nasser në Khan Younis. Ushtria izraelite deklaroi se sulmi u krye pas mbledhjes së inteligjencës dhe me municione të sakta për të minimizuar dëmet në zonë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se objektivi i sulmit ishte Barhoum. Megjithatë, ushtria izraelite nuk e përmendi emrin e tij, duke e përshkruar thjesht si “një terrorist kyç” të Hamasit.

Televizioni Al-Aqsa i Hamasit raportoi se Barhoum po trajtohej në spital për plagë të marra nga një sulm i mëparshëm. Izraeli pretendon se Hamasi sistematikisht vendos personel në spitale, shkolla dhe strehimore, një akuzë që grupi e mohon.

Pamje të postuara në rrjetet sociale tregojnë një zjarr të madh në katin e tretë të asaj që duket të jetë spitali. Reuters nuk ka mundur të verifikojë menjëherë pamjet.

Pas dy muajsh relative qetësie në luftë, palestinezët në Gaza kanë filluar përsëri të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi Izraeli hoqi dorë nga armëpushimi dhe nisi një ofensivë të re të gjerë ajrore dhe tokësore të martën kundër Hamasit.

EMISIONET