Trump mban qëndrim të prerë për Iranin: Është shumë herët për bisedime paqeje direkte

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se është ende herët për të folur për bisedime të drejtpërdrejta paqeje me Iranin, pavarësisht zërave për një marrëveshje të mundshme paraprake.
Në një përgjigje për New York Post, ai ka lënë të kuptohet se një marrëveshje nuk është afër dhe se situata mbetet e paqartë.
Sipas tij, ideja për një memorandum mirëkuptimi për t’i dhënë fund konfliktit është ende larg realizimit.
Gjatë së njëjtës bisedë, kur u pyet për mundësinë e një vizite apo dërgimi gazetarësh në Pakistan në të ardhmen e afërt, Trump u shpreh se nuk e sheh si diçka që mund të ndodhë shpejt.

