Trump i bën thirrje Australisë t’i japë azil ekipit kombëtar të futbollit të femrave të Iranit

Trump i bën thirrje Australisë t’i japë azil ekipit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka bërë thirrje Australisë që të mos lejojë kthimin në Iran të ekipit kombëtar të futbollit të femrave, duke kërkuar që lojtareve t’u jepet azil.

Në një reagim të publikuar të hënën në rrjetin social Truth Social, Trump deklaroi se Australia po bën “një gabim të madh humanitar” duke lejuar kthimin e ekipit iranian në vendin e tyre.

Ai i bëri apel drejtpërdrejt kryeministrit australian që të ndërhyjë dhe t’u ofrojë mbrojtje lojtareve.

“Mos e bëni këtë, zoti Kryeministër, jepuni azil. Nëse nuk e bëni ju, Shtetet e Bashkuara do t’i pranojnë ato. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje”, shkroi Trump në postimin e tij.

EMISIONET