Trump dhe Netanyahu nxisin ofensivat/ Ministri i Mbrojtjes izraelit: Operacionet do të vazhdojnë derisa të arrihen objektivat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2026, 14:41

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se sulmet e Izraelit dhe të SHBA-së ndaj Iranit do të rriten ndjeshëm në ditët e ardhshme.
Ai njoftoi se nga dita e diel forcat izraelite dhe ato amerikane do të intensifikojnë operacionet kundër regjimit iranian dhe infrastrukturës që e mbështet.
Katz shpjegoi se fushata ushtarake po udhëhiqet nga presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, dhe se operacionet do të vazhdojnë derisa të arrihen të gjitha objektivat e luftës.

