KUJDES! PAMJE TË RËNDA/ Tronditet Italia, autobusi bie nga mbikalimi mbi shinat e trenit, 21 të vdekur. ka dhe fëmijë, dhjetëra të plagosur. Reagon Meloni


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Venecia, në provincën Mestre, në afërsi të Venecias.

Gazetarja Alba Kepi raporton për Ora News nga Italia se një autobus ka rënë nga mbikalimi mbi shinat e trenit.

"Deri më tani raportohet për 20 viktima dhe mbi 40 të plagosur.

Po ashtu mësohet se mes viktimave janë dhe dy fëmijë", shprehet gazetarja.

Bilanci zyrtar nga aksidenti tragjik deri tani është 21 viktima dhe 18 të plagosur

19 viktima të vdekur në vendngjarje;

2 viktima, të cilët ndërruan jetë në ambulancë gjatë transportimit në spital;

1 fëmijë dërguar me helikopterë në spitalin e Padovas

6 të plagosur të cilët janë shtruar në spitalin e Mestres, 3 në gjendje të rëndë dhe 3 të tjerë të plagosur jashtë rrezikut për jetën;

1 i plagosur në gjendej të rëndë është dërguar në spitalin e Mirano;

1 i plagosur në gjendje jashtë rrezikut për jetën i dërguar në spitalin Dolo;

9 të plagosur janë dërguar në Treviso.

Linja hekurudhore është ndërprerë. Ndërsa autobusi pas përplasjes ka marrë flakë. 

KUJDES! PAMJE TË RËNDA/ Tronditet Italia, autobusi bie nga mbikalimi

Në vendngjarje ka ndërhyrë menjëherë policia së bashku me forcat zjarrfikëse dhe me ekipin mjekësor.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

"Shpreh ngushëllimet më të thella personale dhe të qeverisë për aksidentin e rëndë që ndodhi në Mestre. Mendimet tona shkojnë për viktimat, familjen dhe miqtë e tyre.

Jam në kontakt të ngushtë me kryebashkiakun Luigi Brugnaro dhe ministrin Matteo Piantedosi për të ndjekur lajmet mbi këtë tragjedi", shprehet Meloni.

EMISIONET