Transgjinori ushqen foshnjën me “qumësht”, pretendon se e nxjerr nga thithkat e tij: Do të bëhem nënë
Përdoruesi Trans TikTok nominal.naomi, njoftoi në faqen virale të videove se kishte filluar të merrte medikamente për të nxitur laktimin.
Po ashtu ai postoi një video të re të tij duke u kujdesur për një fëmijë dhe duke e ushqyer foshnjën me një shishe të mbushur me atë që ai pretendon të jetë "qumësht gjiri".
Nominal Naomi u tha shikuesve të TikTok se ai "do të bëhej nënë".
“Gëzim i çuditshëm”, tha nominal.naomi, duke shfaqur fotot e një foshnjeje që ushqehej me sekretimin e trupit të tij mashkullor.
Vetëm pak ditë më parë, The Post Millennial zbuloi planet "mëmësi" të studentes së doktoraturës nominal.naomi.
Në përgjigje të një raporti nga The Post Millennial, nominal.naomi postoi në Twitter për planet e tij për të ushqyer një fëmijë. Nga ka ardhur foshnja është e paqartë.
Kur u përball me kundërshtimin e njerëzve që e dinë se çfarë është një grua, nominal.naomi, i cili përdor përemrat "ajo/ata" dhe pretendon të jetë jobinar, shpjegoi se gjitarët i ushqejnë të vegjlit e tyre me qumësht të prodhuar natyrshëm nga trupi i tyre.
Nominal.naomi nuk arriti të përmend se kjo praktikë është e izoluar vetëm për gjitarët femra.