Tradhëtia brenda fortesës së Michael Schumacher, një mik i bëri foto në shtrat dhe ua ofroi gazetave për 1 mln euro
Pas aksidentit në vitin 2013, një nga të paktët persona që kishte akses në vilën zvicerane të ish-pilotit të Ferrarit u përpoq të fitonte para duke tradhtuar privatësinë e familjes, të lidhur me kushtet fizike dhe mendore të gjermanit. Pamjet nuk janë publikuar asnjëherë.
Një tradhti në shtëpi. Dikush mund të thotë "brenda familjes", duke pasur parasysh numrin shumë të vogël të njerëzve që mund të vizitojnë Michael Schumacher pas aksidentit të tij në ski më 29 dhjetor 2013.
Tre vjet pas asaj dite të tmerrshme nga vila zvicerane në Gland (sot ish-piloti i Ferrarit dhe familja e tij jetojnë në Ishujt Balearik), kishin dalë disa fotografi të cilat autori tentoi t'ua shiste gazetave për një milion euro.
Kërkesa u refuzua nga të gjitha gazetat evropiane të cilave u ishte bërë.
Schumacher, hetimi për fotot e bëra fshehurazi
Sipas asaj që raportohet tani nga prokuroria publike e Offenburgut, e cila para pezullimit të hetimeve ishte marrë me rastin pas ankesës së gruas së Schumacher, "një person i panjohur, me sa duket një mik i ngushtë i pilotit në atë kohë", gjatë një vizitë në shtëpinë e gjermanit në Zvicër do t'i kishte bërë fshehurazi foto shtatë herë kampionit të botës në Formula 1 të shtrirë në shtrat dhe më pas, sipas hetuesve gjermanë, ua kishte ofruar ato gazetave të ndryshme evropiane për një shume afër një milion euro.
Megjithatë, identiteti i autorit të gjestit të neveritshëm, një “shkelje e jetës së tij personale dhe privatësisë”, nuk dihet.
Michael Schumacher, rikuperimi vazhdon në fshehtësi
Pas aksidentit në dëborë në Meribel, familja ngriti një kështjellë të vërtetë të fortifikuar rreth ish-pilotit të Formula 1.
Vetëm familjarët më të afërt, disa bashkëpunëtorë dhe disa miq të ngushtë si ish-drejtori i Ferrarit, Jean Todt, kanë akses në vilën në Zvicër fillimisht dhe tani në atë të Majorkës.
Kushtet fizike dhe mendore të shtatë herë kampionit të botës janë rreptësisht konfidenciale.
Dhe duke mbetur sërish te fotot, ata që u përpoqën të fitonin para me gjendjen e ish-pilotit, për fat të mirë nuk ia dolën.