Tjetër tragjedi me klandestinët, mbytet varka në brigjet e Libisë, 30 të zhdukur

Të paktën 30 persona rezultojnë të zhdukur pas një varkë me klandestinë u mbyt në brigjet e Libisë, ndërsa ishte nisur drejt Europës! Tragjedia e radhës riktheu akuzat për rojën bregdetare italiane se ndërhyri me vonesë!

Tjetër tragjedi me klandestinët, mbytet varka në brigjet e

Një tjetër tragjedi klandestinësh në det të hapur, pas asaj në Kalabri të Italisë ku humbën jetën 79 persona.

Një anije me 47 emigrantë në bord u mbyt në ujërat e Sarit në Libisë, ndërsa ishte nisur drejt brigjeve të Europës!

Vetëm 17 u arritën të shpëtohen, ndërsa 30 të tjerët u zhduken mës dallgëve!

Emigrantët kishin kontaktuar Alarm Phone, i cili nga ana tjetër sinjalizoi Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Shpëtimit Detar në Romë, si dhe ato malteze dhe libiane.

Nga ana e tyre, autoritetet libiane, nuk ndërhynë për për shkak të mungesës së mjeteve detare dhe kërkuan mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Koordinimit të Shpëtimit Detar në Romë.

Por të mbijetuarit u shpëtuan nga një anije mallrash, cka ka ndikuar të ngrihen akuza ndaj rojes bregetare italianë se vonoi përpjekjet e shpëtimit me vetëdije.

Akuza janë hedhur poshtë nga ministri i Jashtëm Antonio Tajani, i cili tha se ndihma nuk vonoi dhe se ata janë vënë në lëvizje për të gjetur të zhdukurit.

Anija ndodhej në zonën Libian Sar rreth 100 milje larg brigjeve të Afrikës Veriore.

Në operacionet e kërkimit për të zhdukurit do të vazhdojnë me ndihma e anijeve tregtare të pranishme në zonë dhe me dy avionë të Frontex.

Më herët një raport i shërbimit sekret italian ka treguar se rreth 700,000 njerëz janë gati të largohen nga Afrika dhe tu drejtohen brigjeve të Europës!

Këto të shifra kanë vënë në alarm autoritetet pasi janë 7 herë më e lartë se të gjitha zbarkimet që ndodhën në Itali në vitin 2022.

EMISIONET