Kina armatos ushtrinë, në kulmin e tensioneve me SHBA për Tajvanin rrit me 7.2% financimet për mbrojtjen

Në mesin e një situate të ndezur diplomatike me SHBA-të për shkak të konfliktit me Tajvanin por edhe dyshimeve për furnizimin me armë të rusisë, kina ka njoftuar rritjen e buxhetit për mbrojtjen. Presidenti Xi Jingping, ka thënë simbolikisht se me 7.2 për qind më shumë buxhet, forcat e armatosura duhët të bëhen çelik i fortë.

Kina armatos ushtrinë, në kulmin e tensioneve me SHBA për

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka njoftuar një rritje të konsiderueshme të buxhetit për mbrojtjen, duke deklaruar se dëshiron ta kthejë ushtrinë kineze në një “mur të fortë çeliku”. Gjatë fjalës në Kongresin Popullor, ai ka theksuar se Kina  duhet të promovojë modernizimin e mbrojtjes kombëtare dhe formësimit të ushtrisë, dhe të ndërtojë ushtrinë si mur të fortë çeliku që ruan sovranitetin kombëtar, sigurinë dhe interesat zhvillimorë. Kongresi miratoi këtë vit një rritje prej 7.2 për qind në shpenzime ushtarake, shifër më e madhe sesa ishte planifikuar në të kaluarën.

Presidenti kinez para gati 3.000 delegatëve të Kongresit ka përmendur edhe planet e Pekinit për “unifikim” me Tajvanin, megjithëse deklarata e tij komentohet nga mediat me një ton të kujdesshëm, pasi nuk i ka përsëritur deklaratat e së kaluarës se Pekini do ta kontrollojë këtë ishull qoftë edhe përmes forcës ushtarake.

“Ne duhet ta implementojnë një strategji të partisë për zgjidhjen e çështjes së Tajvanit në epokën e re, të ecim drejt parimit të një Kine dhe konsensusit të vitit 1992, dhe të promovojmë një zhvillim paqësor të marrëdhënieve, të kundërshtojmë ndërhyrjen e forcave të jashtme dhe të çojmë përpara procesin e unifikimit të tokës armë”, tha ai.

Tajvani, ishull që vetëqeveriset, nuk ka qenë kurrë pjesë e Kinës. Ky shtet e ka qeverinë e vet prej vitit 1949, mirëpo Pekini e konsideron Tajvanin – vend me 23 milionë banorë – si pjesë të territorit të tij.

Pas luftës së Rusisë në Ukrainë – e cila ka nisur më 24 shkurt 2022 – ka pasur shqetësime se edhe Kina mund të përdorë forcën ushtarake për të zgjidhur pretendimet territoriale me Tajvanin.

EMISIONET