TIKTOK NËN AKUZË/ Hetimi kanadez: Të dhënat e fëmijëve të pambrojtura
Autoritetet e privatësisë në Kanada thonë se TikTok nuk ka bërë sa duhet për të mbrojtur fëmijët. Hetimi zbuloi mbledhje të dhënash të ndjeshme nga të miturit për reklama dhe përmbajtje të shënjestruar. Kompania pranon disa masa të reja, por kundërshton një pjesë të gjetjeve. Presioni mbi aplikacionin kinez po rritet edhe në SHBA e BE.

Një hetim në Kanada e ka rreshtuar Ottawan krah shteteve që akuzojnë TikTok se nuk ka bërë sa duhet për të mbrojtur të dhënat personale të fëmijëve.
Sipas autoriteteve të privatësisë, qindra mijëra të mitur përdorin aplikacionin çdo vit, ndonëse platforma nuk lejon përdorues nën moshën 13 vjeç.
Komisioneri i privatësisë në Kanada, Philippe Dufresne, TikTok mbledh sasi të mëdha informacioni, përfshirë nga fëmijët, duke i përdorur për reklama dhe përmbajtje të shënjestruar, që mund të ketë ndikim të dëmshëm tek të miturit.
Në përgjigje, kompania, teksa kundërshton disa nga gjetjet, ka pranuar të forcojë masat mbrojtëse dhe të shpjegojë më qartë se si përdoren të dhënat.
Hetimi në Kanada është pjesë e një shqyrtimi global për ndikimin e TikTok dhe sigurinë e të dhënave.
Në vitin 2023, Komisioni Evropian u kërkoi punonjësve të hiqnin aplikacionin nga pajisjet e tyre, ndërsa në SHBA çështja ka qenë pjesë e bisedimeve të nivelit më të lartë mes Uashingtonit dhe Pekinit.
Debati mbi mbrojtjen e të dhënave të fëmijëve dhe sigurinë kombëtare mbetet i hapur. Për TikTok-un, presioni ndërkombëtar po rritet çdo ditë.


