Rusia planifikon rritje të taksave për të financuar luftën kundër Ukrainës

Rusia planifikon rritje të taksave për të financuar luftën

Rusia planifikon të rrisë taksën mbi vlerën e shtuar (TVSH) për të ndihmuar në financimin e luftës së saj në Ukrainë, tha sot Ministria e Financave.

Sipas propozimit të draft buxhetit të vitit 2026, norma e TVSH-së do të rritet në 22% nga 20% që është aktualisht.

Qeveria tha se do të vazhdojë të përmbushë të gjitha angazhimet e politikave sociale, por renditi mbrojtjen, sigurinë dhe mbështetjen për ushtarët dhe familjet e tyre si “prioritete strategjike”.

“Shpenzimet ushtarake dhe të sigurisë tashmë përbëjnë rreth 40% të shpenzimeve totale qeveritare në buxhetin e vitit 2025”, sipas vlerësimeve të qeverisë.

Rusia ka zhvilluar luftën në shkallë të plotë kundër Ukrainës fqinje – për më shumë se tre vjet e gjysmë.

EMISIONET