Të shtëna me armë zjarri në Bruksel, tre të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2023, 21:23
Të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri të raportuar në Bruksel.
Autoritetet blege kanë përjashtuar mundësinë e një sulmi terrorist, dhe pista ku po hetohet është ajo e larjes së hesapeve.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë autorët ende nuk janë identifikuar.