Suedia përdor teknologji moderne për të luftuar krimin e bandave

Suedia përdor teknologji moderne për të luftuar krimin e bandave

Teknologjia moderne, duke përfshirë dronët dhe njohjen e fytyrës dhe targave, do të përdoret për të luftuar krimin e përhapur të bandës në Suedi, njoftuan sot përfaqësuesit e qeverisë në Stokholm.

“Legjislacioni i ri do të lehtësojë bashkëpunimin mes policisë dhe autoriteteve të tjera”, thanë ata.

Software-i i njohjes së fytyrës do të përdoret për të identifikuar anëtarët e njohur të bandës ndërsa targat e numrave do të regjistrohen automatikisht. Policia do të autorizohet të vendosë dronë në një masë më të madhe.

“Masat do të ndiqen shpejt me qëllimin e hartimit të një propozimi qeveritar brenda tetë muajsh”, tha ministri i Drejtësisë, Gunnar Strömmer.

Një valë të shtënash dhe shpërthimesh ka tronditur shoqërinë suedeze. Gjatë muajit shtator, 11 persona u qëlluan dhe u vranë dhe një grua u vra nga një shpërthim.

Vdekjet kanë qenë të lidhura me dhunën ndërmjet grupeve të përqendruara në tregtinë e drogave të paligjshme. Viktimat përfshijnë të mitur, shumë prej tyre nga komunitetet e migrantëve.

EMISIONET