Stop Genocidit të detit/ Tirana e 99 qytete në mbrojtje të së drejtës të shpëtimit të emigrantëve në det

100 qytete të botës mes të cilave dhe Tirana janë bashkuar në nismën e thirrur nga qytetet Palermo e Postdam, në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve që përmes detit mbërrijnë çdo ditë në brigjet e Europës.

Në qytetin e Palermos kryetarët e Bashkive të 100 qyteteve të Evropës janë bashkuar në konferencën "Nga deti në qytet", e lançuar në nivel ndërkombëtar një vit më parë në ditën botërore të Emigrantëve e që sivjet mbërrin me një propozim konkret për institucionet e Bashkimit Europian.
"T'i jepet fund genocidit të detit të emigrantëve klandestinë. Shpëtimi i tyre të mos jetë më frut i rastit, por të jetë një proces i koordinuar evropian, për të shpëtuar jetë njerëzore e për të shpëtuar emigrantët nga trafiku i qenieve njerëzore."
Të pranishëm në Palermo nën mikpritjen e kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti, Leoluca Orlando, janë homologët e tij nga Tirana, Postdam, Marsilia, Dyseldorf, Athinë, Amsterdam, Paris, Barcelonë, Valencia, Tunisi, Flensburg, Villeuarbanne, Lampeduza, Reggio Calabria, Bergamo, Bologna, Monaco di Baviera, Augusta, Pozzallo, Manheim etj.

"Janë të gjitha qytete të bashkuara nën kulturën e mikpritjes e që kërkojnë të sensibilizojnë Bashkimin Europian që deri më sot ka mbetur indiferente përballë një teme epokale", është shprehur kryetari i Bashkisë së Palermos, Orlando.
Propozimi i 100 kryetarëve të Bashkive, që do të mbërrijë në tavolinën e Presidentit të Parlamentit Europian, Davide Sassulo e të kryekomisioneres Ursula Von Der Leyen është që shpëtimi i emigrantëve në det të jetë një mision e një shërbim civil për të mbrojtur jetë njerëzore, të jetë një operacion i ngjashëm me atë europian i njohur si "Mare Nostrum", por i bazuar në të drejtat civile, me përfshirjen e shoqërisë civile, aktivistëve vullnetarëve e autoritet lokale të vendeve kufitare e ato mikpritëse.

Ndërsa në Europë diskutohet e debatohet se kush vend duhet të strehoj azilkërkuesit, në Palermo, 100 kryetarët e Bashkive, mes të cilëve dhe kryebashkiaku i Tiranës, z. Erjon Veliaj, firmosin një propozim konkret; "Nga deti në qytet, një mision civil për të mbrojtur e shpëtuar jetë njerëzore."
Në ditën e parë të kësaj konference, u zhvillua një vizitë në anijen humanitare Sea Eye 4. e cila shpëton cdo ditë me qindra jetë njerëzish në Mesdhe e që prej disa ditësh është e bllokuar në Portin e Palermos për shkak të kontrolleve administrative të autoriteteve italiane.
"Ndërsa shteti italian vonon me burokracitë, në Mesdhe vdesin çdo ditë me qindra emigrantë, shprehet kryetari i Bashkisë së Palermos, Leoluca Orla do. Do ta kemi të vështirë t'ua shpjegojmë nipërve tanë se ç'po ndodh, Vini dorë në koshiencën tuaj e stop genocidit të detit", u shpreh ai.
"Kosto ekonomike e një udhëtimi klandestinë me anije është trefish më i shtrenjtë se një çmimi i një bilete avioni në biznes klas, e ky proces është një trafik me jetë nejrzish".
Duhen korrridore humane për azilkërkuesit e një politikë mikpritëse solidariteti e respekti për të drejtat njerëzore"
Në ditën e dytë të konferencës "From the sea to the city", do të firmoset memorandumi i përbashkët i 100 kryetarëve të Bashkisë i cili do t'i dorëzohet krerëve të institucioneve europiane.


