Aksident tragjik në Fier-Vlorë/ Humbin jetën 4 anëtarë të një familjeje, mes tyre 2 fëmijë, 3 plagosen

Një aksident tragjik me 4 viktima e 3 të plagosur mes tyre një rëndë, u shënua sot në autostradën Fier – Vlorë.

Makina “Audi”  ka përplasur “Toyota” rreth orës 08:23 në vendin e quajtur “Kripa.”

Për pasojë humbën jetën çifti i bashkëshortëve dhe dy fëmijë që ndodheshin në Toyota, ndërsa kanë mbetur të plagosur 3 personat që ndodheshin në “Audi”.

Drejtuesi i “Audi” mendohet se ka dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore dhe po sillet me urgjencë në Tiranë.

Mjeti tip "Audi" ka përplasur "Toyotan" nga pas, si pasojë e shpejtësisë me të cilën udhëtonte", informon gazetari Edi Ruçi.

Viktima e të plagosurit

Burimet e policisë Vlorë raportojnë se viktimat janë me origjinë nga Patosi i Fierit.

 Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”.

1 -Eduart Gushi 44 vjeç
2- Silvana Gushi, 33 vjeç
3-Anastasia Gushi 14 vjeçe
4- Eva Gushi 9 vjeçe

Nga aksidenti tragjik mbetën të plagosur gjithashtu edhe 3 personat të cilët udhëtonin me mjetin tip "Audi."

Të plagosurit janë
1- Igli Madani,
2- Fabio Lamaj
3- Glori Selimi
Sipas policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  

Aksident tragjik në Fier-Vlorë/ Humbin jetën 4 anëtarë

Përplasja fatale

Përplasja ka qenë e rëndë. Makina “Toyota” është dëmtuar tërësisht dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve me prezë për të nxjerrë viktimat nga makina.

Ndërkohë “Audi” pasi ka dalë nga rruga ka përplasur një shtyllë, duke e thyer në mes atë dhe më pas ka rënë në kanal.

Raportimi paraprak

Fillimisht policia informoi se ishin 3 viktima. 

"Si pasojë e aksidentit, 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore," njofton policia sot ne orën 09:07.

Aksident tragjik në Fier-Vlorë/ Humbin jetën 4 anëtarë

 

EMISIONET