STARMER PLAN PËR GAZËN! Kryeministri britanik takim me kabinetin për një plan paqeje për Gazën
Britania ka hartuar një plan paqeje lidhur me konfliktin Izrael-Gaza. Gjatë vizitës së presidentit të SHBA, Donald Trump në Skoci, propozimet iu prezantuan nga kryeministri britanik Keir Starmer, ndërsa ky plan do ti paraqitet të gjitha shteteve aleate, përfshirë dhe vendeve arabe.

Kryeministri britanik Kier Starmer, do të zhvillojë një takim urgjent me kabinetin qeveritar për të diskuar rreth një plani paqeje për Gazën.
Ky takim, vjen pas vizitës së Presidentit amerika Donald Trump në Skoci, ku Starmer i prezantoi idetë për paqe nga Europa lidhur me konfliktin Izrael-Gaza.
Sipas zyrës së shtypit të kreut të qeverisë britanike, ky plan do t’i paraqitet të gjithë shteteve aleate, përfshirë edhe vendeve arabe.
Këto hapa të ndërmarra nga Starmer vijnë gjithashtu pasi SHBA dhe Izraeli tërhoqën ekipet e tyre negociuese nga Katari të enjten, me Trumpin që tha se Hamasi "nuk donte vërtet të bënte një marrëveshje" dhe Izraelin që tha se do të shikonte "opsione alternative" për të liruar pengjet.
Gjatë vizitës në Skoci Trump, tha të hënën se në Gaza ka "uri të vërtetë", një ndryshim nga këmbëngulja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se nuk ka.
Më vonë ai komentoi përsëri se "kjo është një gjë e vërtetë urie, unë e shoh dhe nuk mund ta falsifikosh". Presidenti amerikan gjithashtu shtoi se SHBA-të do të ishin "edhe më të përfshira" në ndihmën humanitare për popullin e Gazës.
Përpos Starmer, të njëjtën linjë kanë mbajtur edhe ministrat britanikë duke i cilësuar vuajtjet në Gaza si "tronditëse" dhe "të papranueshme".
Ministri i kabinetit britanik Peter Kyle, u shpreh se njohja e një shteti palestinez nga Mbretëria e Bashkuar është një "aspiratë" dhe premtim manifesti, por "duhet të përdoret me mençuri" dhe "mund të ndodhë vetëm kur të kemi një rrugë të strukturuar diplomatike drejt një armëpushimi dhe paqes e stabilitetit afatgjatë".


