Starmer largohet nga Downing Street me buzëqeshje: Jam krenar për gjithçka që kemi arritur

Keir Starmer është larguar nga Downing Street mes duartrokitjeve të mbështetësve të mbledhur jashtë selisë së qeverisë britanike.
Në fjalimin e tij të fundit, Starmer tha se largohet me qetësi dhe krenari për punën e bërë gjatë mandatit të tij. “Unë largohem me buzëqeshje dhe jam krenar për gjithçka që kemi arritur”, u shpreh ai.
Pas fjalimit, Starmer falënderoi gruan, familjen, ekipin e tij në Partinë Laburiste, stafin e Downing Street dhe shërbimin civil.
Duke folur për pasuesin politik Andy Burnham, ai tha se ai ka mbështetjen e tij të plotë dhe i uroi sukses. “Politika do të jetë gjithmonë një sport ekipor”, deklaroi Starmer, ndërsa falënderoi popullin britanik për mundësinë për të shërbyer.
Pas ceremonisë së lamtumirës, ai u largua me makinë drejt Pallatit të Buckinghamit.


