Soros: Pushtimi rus mund të jetë fillimi i Luftës së Tretë Botërore

Soros: Pushtimi rus mund të jetë fillimi i Luftës së

Miliarderi amerikan George Soros ka paralajmëruar se "civilizimi mund të mos mbijetojë" pas pushtimit rus duke theksuar se ky mund të jetë fillimi i Luftës së Tretë Botërore.

Sipas filantropistit dhe investitorit lufta në thelb e ka tronditur Europën. Ai i bëri thirrje botës të përdorë çdo mundësi që ka për të çuar në përfundimin e luftës sa më shpejt.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Mënyra më e mirë dhe ndoshta e vetmja për të ruajtur qytetërimin tonë është të mposhtim Putinin sa më shpejt të jetë e mundur," tha ai.

Soros foli gjithashtu dhe për çështjen e gazit rus në Europë duke thënë se Europa është në një pozicion më të favorshëm sesa mendon.

"Putini e ka vendosur gazin rus në depo në vend duke mos e eksportuar atë në Europë. Por deri në korrik Rusia nuk do të ketë më vend depozitimi të gazit, duke u detyruar kështu për ta shitur në Europë, si i tregu i saj i vetëm," deklaroi Soros.

Sipas tij Putini mund të ketë patur sukses në shantazhin e tij ndaj Europës duke përdorur gazin, por një gjë e tillë mund t'i kthehet atij në dobësi.

EMISIONET