Presidenti Biden largohet nga rajoni, Koreja e Veriut kërcënon me raketa
Nga Ora News Përditësimi i fundit 25 Maj 2022, 08:40
Koreja e Veriu ka lëshuar tre raketa balistike këtë mëngjes, sipas ushtrisë së Koresë së Jugut.
Autoritetet thanë se raketat u hodhën në hapsirë me një largësi më pak se një orë nga zona Sunan në Phenian.
Kjo vjen një ditë pasi presidenti Joe Biden u largua nga rajoni, pas një sërë takimesh me qëllim frenimin e Koresë së Veriut.
Koreja e Veriut ka kryer një sërë lëshimesh raketash këtë vit, raporton BBC.
Edhe Japonia konfirmoi se dy lëshime ndodhën sot, por mund të ketë patur më shumë.