Skandal Politik/ Nën hetim për drogë shefi i komunikimit social të Matteo Salvinit

Skandal Politik/ Nën hetim për drogë shefi i komunikimit social

Një skandal politik ka përfshirë gjatë orëve të fundit Partinë Lidhja, në Itali. 

Menaxheri i profileve social të liderit të saj, Matteo Salvini, është vënë në akuzë për tregtim lëndësh narkotike nga Prokuroria e Veronës.

Luca Morisi, 48 vjeç, i konsideruar strategu e guru i imazhit social të ish ministrit të Brendshëm Matteo Salvini, është vënë në hetim për zotërim e tregtim droge. 

Në banesën e tij në komunën Belfiore në provincën e Veronës është gjetur një sasi e vogël droge.

Por akuzat mbi shefin e komunikimit social të Matteo Salvini kanë nisur qysh në muajin gusht 2021, pas një kontrolli të rastësishëm të tre të rinjve të cilëve iu gjet një sasi droge e lëngshme.

Para autoriteteve policore të Veronës të rinjtë kanë deklaruar emrin e Luca Morisi-t si personi që u kishte tregtuar drogën.

Pak orë më parë menaxheri i Matteo Salvinit ne një letër publike ka deklaruar se ka dhënë dorëheqjen nga çdo rol e funksion brenda Parisë Lidhja duke kërkuar falje për dobësinë e tij. 

"Nuk kam kryer asnjë krim, shkruan ai në një letër drejtuar Partisë. Kjo është një çështje personale një gabim i imi.

I kërkoj falje për dobësinë time, Matteo Salvinit, e gjithë komunitetit të Lidhjes që gjatë viteve të fundit i kam dedikuar impenjimin e punës time. Është një moment mjaft i dhimbshëm për mua e kanë dhënë dorëheqjen nga çdo rol në Parti."

Luca Morisi, tashmë ish, shefi i komunikimit social të Matteo Salvinit, qëndronte në krah të tij qysh prej vitit 2013. Ai qe ideuesi i një makine social të sukseshme që kontribuoi në popullaritetin e liderit të Lidhjes e të vetë kësaj force politike. 

Qe ai që krijoi akronimin TRT; televizon, rrjet, territor e personi i parë në Itali që shpërndau video ta autoprodhuara me anë të sistemi live në Facebook. Qe ideusi i fjalës "kapiteni" me të cilët simpatizantët thërrasin liderin e Lidhjes, e pas cdo postimi e fotografie në rrjetet social të Matteo Salvinit, ishte gjurma e tij.

Akuzat për tregtim e zotërim droge ndaj njeriut kaq pranë Matteo Salvinit, që luftën kundër drogës e ka prej vitesh një refren të politikave të tij, është pa dyshim një fortunë e fortë rënduar dhe nga funksioni që lideri i Lidhjes mbajti gjatë qeverisë Conte 1, si ministër i Brendshëm e zëvendës kryeministër.

EMISIONET