Shpë*thime pranë konsullatës amerikane në Erbil, raportohen s*lme me dronë në veri të Irakut

Shpë*thime pranë konsullatës amerikane në Erbil, raportohen

Një seri shpërthimesh u regjistruan në orët e para të së martës në veri të Irakut, disa prej tyre pranë konsullatës amerikane në Erbil, sipas mediave irakiane dhe agjencisë iraniane të lajmeve Fars.

Raportet paraprake flasin për të paktën shtatë shpërthime në zonën më të gjerë të Erbilit, ndërsa ende nuk është e qartë nëse konsullata amerikane ishte objektiv i drejtpërdrejtë apo nëse ka pësuar dëme.

Sipas burimeve policore të cituara nga Al Jazeera, të paktën katër dronë iranianë goditën zonat e Khalifan dhe Soran, në verilindje të Erbilit. Pas sulmeve, në zonat e goditura shpërthyen zjarre të mëdha, ndërsa dy dronë të tjerë u rrëzuan pranë objektivave të tyre.

Po ashtu, raportohet se më shumë se një duzinë avionësh luftarakë dhe dronësh amerikanë kanë fluturuar mbi Erbil menjëherë pas incidenteve.

Në të njëjtën kohë, televizioni shtetëror iranian IRIB bëri të ditur se një sulm ndodhi edhe në fushën e gazit natyror Khor Mor, në provincën Sulaymaniyah të Kurdistanit irakian. Kjo fushë konsiderohet një nga burimet kryesore të furnizimit me energji elektrike për rajonin. Sulmi raportohet të ketë ndodhur pothuajse njëkohësisht me shpërthimet në Erbil, rreth 200 kilometra larg.

Deri tani nuk ka informacione zyrtare për viktima apo përmasat e dëmeve të shkaktuara.

Ndërkohë, në provincën perëndimore Anbar, mediat iraniane raportuan se një dron amerikan u rrëzua mbi zonë dhe përfundoi brenda një kompleksi banimi. Megjithatë, burime policore irakiane thanë se bëhej fjalë për një mjet ajror pa pilot me origjinë ende të panjohur, i cili u rrëzua pranë kompleksit rezidencial të Digës Haditha.

Autoritetet lokale bënë të ditur se nga ky incident nuk pati të lënduar apo dëme materiale, ndërsa origjina e dronit dhe shkaqet e rrëzimit mbeten ende të paqarta.

EMISIONET