SHOKON 19-vjeçarja: "Kolegu më kapi me zor, u zgjova në shtëpinë e tij vetëm me të..."

SHOKON 19-vjeçarja: "Kolegu më kapi me zor, u zgjova në

Një 19-vjeçare denoncoi në polici përdhunimin nga kolegu i saj 28-vjeçar në Skopelos të Greqisë, i cili dyshohet se përfitoi nga gjendja e saj e dehur. Ajo u zgjua dje në mëngjes vetëm me të brendshme. 28-vjeçari u arrestua dhe u dërgua sot në Prokurorinë e Volosit, e cila e akuzoi për përdhunim dhe e referoi te oficeri hetues për t’u marrë në pyetje. Sipas taxydromos.gr, 19-vjeçarja, e cila vjen nga rajoni i Magnezisë, kishte shkuar në Skopelos për të punuar gjatë sezonit veror. Ajo dhe 28-vjeçari punonin në të njëjtën kompani, por njiheshin edhe përmes partnerit të 19-vjeçares, me të cilin jetonte autori i dyshuar.

Siç thuhet në raport, të mërkurën në mbrëmje, 19-vjeçarja kishte dalë për t’u argëtuar. Ajo piu shumë dhe u deh. Më pas shkoi në shtëpinë ku jeton partneri i saj për të fjetur atje por derën ia hapi shoku i dhomës së partnerit të saj, 28-vjeçari, me të cilin vajza punon në të njëjtën kompani. Ajo hyri brenda për ta pritur dhe i dërgoi partnerit një mesazh në celular, duke e njoftuar për praninë e saj. Partneri i saj, i cili ishte larg shtëpisë, e informoi se nuk do të kthehej atë natë.

Ajo u zgjua me pantallonat e ulura dhe vetëm me të brendshme. Megjithatë, 19-vjeçarja qëndroi në shtëpi dhe ra në gjumë. Kur u zgjua në mëngjes, sipas ankesës së saj, zbuloi se pantallonat i kishte të ulura dhe se kishte mbetur vetëm me të brendshme. Më e keqja, ajo nuk mbante mend asgjë. E reja kontaktoi menjëherë policinë, duke denoncuar përdhunimin e saj nga kolegu dhe shoku i dhomës së partnerit të saj. Oficerët e policisë e arrestuan 28-vjeçarin të enjten në mëngjes dhe sot ai u dërgua në prokurori.

Sipas avokatit të tij, Michalis Chronis, 28-vjeçari e mohon kategorikisht përdhunimin e 19-vjeçares. Madje, sipas tij, ai i kërkoi asaj të largohej nga apartamenti ku jeton me partnerin e saj, pasi u informua se ky i fundit nuk do të kthehej atë mbrëmje. Prokurori ngriti ndaj tij akuzën për përdhunim dhe e referoi te oficeri hetues për t’u marrë në pyetje. Ai kërkoi dhe mori afat, ndërsa do të dëshmojë të hënën e ardhshme. Deri atëherë, ai do të mbahet në paraburgim.

Njëkohësisht, u urdhërua ekzaminimi laboratorik i veshjeve, në këtë rast i pantallonave, për të zbuluar çdo material biologjik, ndërsa 19-vjeçarja do t’i nënshtrohet edhe një ekzaminimi mjeko-ligjor për të përcaktuar nëse ka qenë viktimë e përdhunimit. Megjithatë, sipas avokatit të 28-vjeçarit, 19-vjeçarja nuk mban mend asgjë nga ajo natë, për shkak të gjendjes së dehjes në të cilën ndodhej.

EMISIONET