SHBA/ Të shtëna në një spital në Michigan, mbyllen shkollat
Policia amerikane njoftoi sot se ka pasur të shtëna në spitalin ‘Coreëell Health Beaumont’ në Michigan, në një ngjarje që ata e përshkruan si një incident të izoluar.
Autoritetet paralajmëruan gjithashtu se i dyshuari është ende i lirë dhe lëshuan një paralajmërim urgjent për një sulmues aktiv, duke kërkuar që banorët pranë spitalit të shmangin zonën.
Departamenti i Policisë së Troy konfirmoi në një postim në X se të shtënat kishin ndodhur në spitalin e lartpërmendur dhe theksoi se ky ishte një incident i izoluar, por i dyshuari nuk ishte ende i kapur.
Përdoruesit e mediave sociale raportuan se kishin marrë një alarm urgjent që i informonte për praninë e sulmuesit dhe për nevojën e shmangies së zonës.
Për shkak të situatës, shkollat në Detroid u mbyllën si masë sigurie, megjithatë mësimet vazhduan normalisht brenda shkollave.