SHBA sulmon sërish në Venezuelë

SHBA sulmon sërish në Venezuelë

Një sulm i ri i forcave amerikane në brigjet e Venezuelës të martën përfundoi me vrasjen e gjashtë personave të dyshuar për trafik droge.

Lajmin e bëri të ditur Presidenti Donald Trump në një postim në platformën e Truth Social, ku tha se sulmi ishte pjesë e një operacioni kundër një organizate të përcaktuar si terroriste. Megjithatë, ai nuk dha detaje të mëtejshme për grupin apo prova që mbështesin pretendimet.

Një video e publikuar nga presidenti amerikan tregon një anije të palëvizshme që shpërthen pas goditjes me një predhë.

Megjithëse Pentagoni ka informuar më herët Kongresin e Bashkimit Evropian se SHBA janë tashmë të angazhuara në një “konflikt të armatosur jo-ndërkombëtar” me kartelet e drogës, shumë zyrtare dhe jurist kanë ngritur në pikëpyetje bazën e ligjeve të këtyre operacioneve. Konkretisht të drejtat e të akuzuarve të cilët janë vrarë menjëherë në vend që të arrestohen dhe të merren të pyetje.

Ndërkohë, tensionet në rajon gjithashtu po rriten, me një grumbullim të konsiderueshëm të forcave amerikane në Karaibe, që përfshin avionë luftarakë F-35, një anije luftarake dhe një nëndetëse luftarake.

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro ka akuzuar vazhdimisht SHBA-të për përpjekjet për ta rrëzuar nga pushteti, ndërsa Uashingtoni ka ofruar deri në 50 milionë dollarë për informacione që mund të cojnë në arrestimin e tij, duke e akuzuar për lidhje me krimin dhe trafikun e drogës.

EMISIONET