Bllokimi i monopatinave, përdoruesit mblidhen te Rrugorja: Të ndalojë aksioni i paligjshëm. Të kthehen mjetet
Qytetarë dhe përfaqësues të “Qëndresës Qytetare” protestuan para Policisë Rrugore kundër sekuestrimit të monopatinave elektrike, duke e quajtur vendimin të paligjshëm. Ata kërkuan kthimin e mjeteve dhe pezullimin e urdhrit deri në miratimin e rregullores së re për qarkullimin.
Qytetarë të prekur direkt dhe përfaqësues të organizatës Qëndresa Qytetare protestuan para policisë rrugore në Tiranë, kundër sekuestrimit të monopatinave elektrike pas urdhërit të Ministrisë së Brendshme për të ndaluar përkohësisht qarkullimin e tyre me argumentin se janë shndërruar në shqetësim për sigurinë publike në rrugë e jo vetëm.
Ata që e shkelën rregullin që në ditën e parë dhe u përballën me bllokim të mjetit, thonë se policia nuk po ua kthen më, sepse sipas tyre, janë në pritje të zyrtarizimit të rregullave reja për përdorimin e monopatinave elektrike.
Mjetet nuk i morën as ata që arrijnë të vërtetojnë pronësinë.

Operacionin për bllokimin e monopatinave e quajnë të paligjshëm që në nisje, me argument se vendimi, sipas tyre i pakuptimtë nuk ishte publikuar në Fletoren zyrtare
Në këto kushte kërkuan pezullimin e menjëhershëm të sekuestrimit të mjeteve, deri në përcaktimin e rregullores së qarkullimit të monopatinave elektrike, pasi sipas tyre historia me TIK Tok tregoi se mënyra të tilla nuk funksionojnë
Ndërsa përfaqësues të atyre që kanë ngritur biznese me monopatinat kërkuan të jenë pjesë e grupit të punës që do të përcaktojë rregullat e qarkullimit për monopatinat
Në vitin 2024 janë regjistruar mbi 500 aksidente me monopatina elektrike, ndërsa deri në qershor të vitit 2025 numri ka arritur në mbi sipas të dhënave zyrtare.


