SHBA: Nuk janë raportuar viktima në Katar pas sulmit iranian me raketa

SHBA: Nuk janë raportuar viktima në Katar pas sulmit iranian me raketa

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka konfirmuar se Irani ka lëshuar sot disa raketa balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi në bazën ajrore al-Udeid, në Katar.

“Për momentin, nuk ka raportime për viktima amerikane”, tha Pentagoni në një deklaratë. “Ne po e monitorojmë situatën nga afër”, sipas deklaratës.

Ministria e Mbrojtjes e Katarit deklaroi se mbrojtja ajrore kishte interceptuar sulmin me raketa që kishte në shënjestër Bazën Ajrore al-Udeid.

Një përfaqësues izraelit tha se Irani kishte lëshuar gjithsej 10 raketa në objektivat amerikane në Katar sot në mbrëmje. Katari njoftoi mbylljen e hapësirës së tij ajrore përpara sulmeve iraniane.

Gjatë fundjavës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës goditën tre centrale bërthamore kryesore në Iran – në mbështetje të Izraelit.

EMISIONET