Shpella e Ariut, destinacion tjetër turistik

Disa spilologë italian dhe specialist të turizmit në vend kanë vizituar shpellën e Ariut në Bushnicë të Pogradecit, të cilët e kanë cilësuar si një monument të rrallë natyre. Pas vizitës, shpella pritet që të kthehet në një atraksion turistik në këtë zonë.

Katër speologë italianë të cilët prej vitit 1995 kryejnë eksplorime në Shqipëri, këtë herë janë ndalur në shpellën e Ariut në Bushnicë të Pogradecit.

Ata e kanë cilësuar si një monument natyre.

"Ishte tepër e bukur, por mëkat nëse nuk është vazhduar më tej apo nuk ka galeri të tjera për të shkuar drejt saj. Shpella ka informacion mjaft të veçantë."

Bashkë me ta ishin edhe specialist të zonave të mbrojtura dhe përfaqësues të turizmit nga Bashkia e Pogradecit, të cilët theksuan rëndësinë dhe kthimin në atraksion turistik.

Ledian Zeqollari: Ne së bashku me një letër motivimi nga bashkia do të bjëmë propozimin për ta futur në listën e monumenteve të natyrës të Pogradecit.

Gani Bego: Është hera e parë që në këtë shpellë futen ekspertë dhe mendoj se në të ardhmen ky duhet të jetë një destinacion turistik mjaftë i rëndësishëm.

Shpella e Ariut i shtohet destinacioneve të Bishnicës, pas dy liqeneve akullnajore që janë potenciale të mëdha për zhillimin e turizmit dimëror.

turizem shqiperia zbulim

EMISIONET