SHBA - Britani sanksionojnë organizatat mercenare ruse Wagner dhe Patriot

SHBA - Britani sanksionojnë organizatat mercenare ruse Wagner dhe Patriot

Organizatat ushtarake ruse Wagner dhe Patriot, janë sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania.

Vendet synuan ushtrinë private Patriot, e cila është e lidhur me ministrin rus të mbrojtjes Sergei Shoigu, një javë pasi inteligjenca ushtarake britanike sugjeroi se forcat e armatosura tradicionale po sponsorizonin alternativa ndaj Wagner.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë tha javën e kaluar se forcat më të larta ushtarake të Rusisë po kërkonin të largonin Wagnerin, të udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, i cili ka qenë kritik ndaj taktikat e tyre që nga fillimi i luftës.

Mercenarët e Prigozhin do të ndjejnë gjithashtu ndikimin e sanksioneve. Një rishitës i imazheve satelitore me bazë në Kinë, i cili i furnizonte me foto të Ukrainës, është vënë në shënjestër të sanksioneve, sipas Departamentit tw Shtetit tw SHBA-ve.

Një nga objektivat kryesorë ishte biznesmeni miliarder rus Alisher Usmanov, të cilin Thesari i SHBA-së e përshkroi se kishte “në dispozicion të tij një rrjet të gjerë biznesesh në strehë të sigurta financiare dhe anëtarë të familjes përmes të cilëve mund të kryente transaksione financiare, duke i mundësuar atij t’i anashkalojë sanksionet.”

EMISIONET