Sekretari i Mbrojtjes britanike: Vladimir Putin mund të shpallë luftë të re botërore brenda ditëve

Vladimir Putin mund të shpallë një luftë të re botërore brenda disa ditësh, ka deklaruar Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë.
Paralajmërimi vjen pretendimeve të Rusisë se pushtimi i Ukrainës ka të ngjarë të përfundojë në një luftë botërore bërthamore.
Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace ka paralajmëruar se presidenti rus mund të përdorë festimet tradicionale të Ditës së Fitores, më 9 maj, datë në të cilën përkujtohet fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Ai tha gjithashtu se pushtimi rus i Ukrainës rrezikonte të shndërrohej në "një lloj rritjeje kanceroze" që duhet të ndërpritet.
Kjo vjen pas komenteve të redaktores së transmetuesit shtetëror RT Margarita Simonyan, e cila tha në një transmetim se ishte "më e mundshme" që Presidenti rus të niste një sulm bërthamor sesa të lejonte Rusinë të humbiste luftën.
Ushtria e Putin parakaloi nëpër Moskë dhe Shën Petërsburg duke bërë prova për "Ditën e Fitores."
Fotot rrëqethëse tregojnë fuqinë e ushtrisë ruse që bën paradë nëpër qytete, me tanke dhe lëshues raketash bërthamore, shkruan The Sun.
Zoti Wallace tha se Britania e Madhe do të vazhdojë të furnizojë me armë qeverinë në Kiev dhe po kërkon të sigurojë raketa kundër anijeve.


