Sanchez i përgjigjet Trumpit: Jo luftës, mbrojmë ligjin ndërkombëtar

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka reaguar ashpër ndaj kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump për ndërprerje të tregtisë me Spain, duke deklaruar se qëndrimi i qeverisë së tij përmblidhet në katër fjalë; “Jo luftës”.
Në një fjalim televiziv 10-minutësh nga rezidenca qeveritare në La Moncloa,kryeministri Sanchez theksoi se Spanja kundërshton përshkallëzimin e konflikteve dhe ajo që ai e quajti “shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.
Ai ju refreua luftërave në Ukrainë dhe Gaza, si dhe për Luftën e Irakut, duke paralajmëruar se veprimet ushtarake mund të sjellin pasoja të rënda ekonomike dhe humanitare.
Presidenti Trump kishte kërcënuar me një embargo të plotë tregtare ndaj Spanjës pasi Madridi refuzoi të lejonte përdorimin e bazave të përbashkëta në Moron dhe Rota për sulme ndaj Iranin. Ai e cilësoi Spanjën si një “aleate jo bashkëpunuese” dhe tha se SHBA-ja “nuk dëshiron të ketë asgjë me Spanjën”.
Sanchez shtoi se qeveria po shqyrton masa ekonomike për të zbutur ndikimin e mundshëm të konfliktit mbi qytetarët spanjollë dhe theksoi se një “paligjshmëri” nuk mund të përballet me një tjetër. Ai argumentoi se pyetja nuk është nëse dikush mbështet palët e konfliktit, por nëse mbështet paqen dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar.


