Rusia paralajmëron SHBA: Ndihma ndaj Izraelit do të destabilizojë rrënjësisht situatën në Lindjen e Mesme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2025, 13:26

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, paralajmëroi të mërkurën se ndihma e drejtpërdrejtë ushtarake amerikane për Izraelin mund të destabilizojë rrënjësisht situatën në Lindjen e Mesme.
Agjencia e lajmeve Interfax raporton se Ryabkov u shpreh se Rusia i paralajmëron SHBA-të kundër ofrimit të një ndihme të tillë për Izraelin – ose madje edhe kundër marrjes në konsideratë të saj.
Ai tha se Moska ishte në kontakt si me Izraelin ashtu edhe me Iranin, raporton Reuters.

