Danimarka fut gratë në ushtri! Miratohet vendimi për rekrutimin e detyrueshëm

Danimarka fut gratë në ushtri! Miratohet vendimi për rekrutimin e

Danimarka ka miratuar për herë të parë rekrutimin e detyrueshëm edhe për gratë në ushtri.

Ky veprim parashikohet pranimi i tyre në rast se numri i vullnetarëve nuk përmbush kuotat e përcaktuara.

Vendimi është marr nga parlamenti në fillim të qershorit 2025. Deri tani, shërbimi ushtarak për gratë ka qenë tërësisht me dëshirën e tyre por me rregullat e reja të miratuara çdo shtetase daneze që mbush moshën 18 vjeç do të përfshihet automatikisht në procesin e përzgjedhjes, njësoj si bashkëmoshatarët e tyre meshkuj.

Zyrtarët theksojnë se ky ndryshim historik është përgjigje ndaj situatës së tensionuar në arenën ndërkombëtare, në veçanti pas agresionit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë. Nisur nga këto zhvillime Danimarka po përforcon ndjeshëm kapacitetet e saj mbrojtëse, që parashikon rritjen e numrit të rekrutëve vjetorë në 6,500 deri në vitin 2033.

Danimarka fut gratë në ushtri! Miratohet vendimi për rekrutimin e

Kohëzgjatja e shërbimit ushtarak do të zgjatet gjithashtu nga 4 në 11 muaj, duke përfshirë pesë muaj trajnim bazë dhe gjashtë të tjerë shërbim aktiv. Plani mbështetet nga Fondi i Përshpejtimit prej 7 miliardë dollarësh, me objektivin për të rritur buxhetin e mbrojtjes në mbi 3% të PBB-së gjatë këtij viti.

Koloneli Kenneth Strøm, drejtues i programit të rekrutimit, deklaroi se pjesëmarrja më e madhe e qytetarëve, përfshirë gratë, do të shtojë ndjeshëm kapacitetin luftarak të vendit dhe rolin e tij në parandalimin kolektiv të NATO-s.

Ndërkohë nga ana tjetër, studiuesit dhe ekspertët e mbrojtjes kanë paralajmëruar për sfida logjistike dhe sociale, përfshirë mungesën e infrastrukturës dhe rrezikun e incidenteve të ngacmimeve.

Megjithatë shembuj nga vendet fqinje, si Norvegjia dhe Suedia, të cilat kanë zbatuar rekrutimin ushtarak gjinor neutral që nga vitet 2013 dhe 2017, kanë shërbyer si modele krahasimore për Danimarkën.

EMISIONET