Rusët kanë frikë nga rekrutimi, ky është udhërrëfyesi që po dërgon Putin

Rusët kanë frikë nga rekrutimi, ky është

Rekrutimi i pjesshëm i urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin dje ka shkaktuar trazira në të gjithë Rusinë, duke ndarë familje të tëra dhe duke shkaktuar kaos trafiku në kufijtë e Rusisë me Kazakistanin, Gjeorgjinë, Bjellorusinë dhe Finlandën.

Përpjekja e presidentit rus për të rritur moralin e rusëve që rekrutohen me pretekstin e "mbrojtjes së atdheut, sovranitetit dhe integritetit territorial të tij", ndoshta nuk funksionoi. Megjithatë, procesi i rekrutimit vazhdon normalisht.

Çfarë thotë letra e regjistrimit?

Në fletën e thirrjes thuhet se "sipas ligjit federal "Për Detyrimin Ushtarak dhe Shërbimin Ushtarak" janë të detyruar të paraqiteni në 22 shtator 2022 në orën 9 të mëngjesit në një kamp të Moskës për t'iu nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme mjekësore dhe psikometrike dhe ekzaminimit të komisionit”.

Rekrutëve u kërkohet të sjellin një pasaportë ose ndonjë dokument që vërteton identitetin e tyre dhe rezultatet e një sërë analizash, ndërsa janë adresuar rekomandimet për maska, doreza dhe antiseptikë.

Në veçanti, ushtarëve dhe rezervistëve u kërkohet t'i nënshtrohen një sërë analizash (analiza e gjakut, analiza e urinës, kardiograma, analiza e gjakut për virusin SIDA, sifilis,hepatiti B, C, radiografi gjoksi).

Në të njëjtën kohë, ata kanë nevojë për një vërtetim që të kenë bërë vaksinat parandaluese për pneumokok dhe meningokok.

Në fund paraqiten tek kampi i rekrutimit dhe nënshkruhet.

Në të njëjtën kohë, komisarët ushtarakë të rajonit Samara, Tatarstan dhe Dragestan lëshuan urdhra.

Ata deklarojnë se ushtarët dhe oficerët rezervë, të cilët ende nuk janë thirrur për t'u paraqitur për rekrutim, u ndalohet të largohen përkohësisht nga qytetet dhe rajonet ku ata banojnë pa lejen e zyrës së rekrutimit.

EMISIONET