Putin sfidon Hagën, pas urdhër-arrestit shkon në Mariupol dhe shëtit në qytet me makinë (video)
Mediat shtetërore ruse kanë bërë me dije se Presidenti rus Vladimir Putin ka vizituar Mariupolin, qytetin ukrainas që tashmë kontrollohet nga forcat ruse. Ndërkohë të shtunën, Putin ka vizituar edhe Krimen, për të shënuar përvjetorin e nëntë të aneksimit të këtij gadishulli ukrainas.
Në një lëvizje të re pas lëshimit të një urdhri arresti kundër tij nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë, në orët e para të së dielës , Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, jo vetëm vizitoi Mariupolin, por gjithashtu bëri një udhëtim me makinë në rrugët e qytetit të pushtuar nga Rusia.
Putin më pas vizitoi ndërtesën e Filarmonisë që ishte dëmtuar nga bombardimet në Mariupol dhe shprehu kënaqësinë e tij për punën e restaurimi.
Ai udhëtoi për në Mariupol me helikopter, sipas agjencive ruse të lajmeve duke cituar Kremlinin.
Me vizitën e tij, presidenti rus ishte më afër vijës së frontit se në çdo kohë tjetër që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Siç shtuan mediat ruse, Putin ishte gjithashtu në lagjen Nevsky të Mariupolit, një zonë e re banimi e ndërtuar nga forcat e armatosura ruse dhe vizitoi një familje në shtëpi.
“Kreu i shtetit inspektoi gjithashtu vijën bregdetare të Mariupolit në zonën e klubit të jahteve, godinës së teatrit, pjesëve të paharrueshme të qytetit”, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax .
????????Screens of Vladimir Putin's visit to Mariupol driving a car. Kirill Fedorov #Ukraine #UkraineWar #Russia #UkraineInvasion pic.twitter.com/RwFILDXrM4
— Ukraine War SitRep ???????? (@UKRWarSitRep) March 19, 2023
????????????Comfortable, beautiful": Putin liked the restored Mariupol Philharmonic
— ????????IL RUSSO???????? (@ILRUSSO12) March 19, 2023
The President reviewed the situation inside the building and assessed the quality of the work performed????????????
????https://t.co/1SvpOB2QJs#StandWithRussia #RussiaUkraineWar️ https://t.co/nkl3H8boBl pic.twitter.com/qSleFLGjny