Putin ngre akuza ndaj Ukrainës për pengmarrje të civilëve në rajonin e Kursk-ut

Putin ngre akuza ndaj Ukrainës për pengmarrje të civilëve
Vladimir Putin akuzoi të mërkurën Ukrainën se ka mbajtur peng civilë që ishin në rajonin Kursk vitin e kaluar. Ai tha se Ukraina dëshiron t’i shkëmbejë këta civilë me personelin e saj ushtarak.

Putin tha se civilët nuk janë luftëtarë, por sipas tij po përdoren si mjet presioni.

Sulmi ukrainas në Kursk në gusht 2024 ishte ofensiva më e madhe nga një ushtri e huaj në territorin rus që nga Lufta e Dytë Botërore, ku u pushtuan dhjetëra vendbanime.

Ukraina tha se operacioni kishte për qëllim të forconte pozicionin e saj në negociata dhe nuk kishte ndërmend të mbante territorin rus përgjithmonë.

Në prill 2025, Ministria Ruse e Mbrojtjes njoftoi se rajoni i Kurskut ishte rikthyer nën kontrollin e Moskës. Nga fillimi i vitit 2026, Rusia dhe Ukraina kanë kryer shkëmbime të robërve të luftës, duke kthyer qindra persona në secilën palë.

EMISIONET