Putin: Jemi gati për marrëveshje
Vladimir Putin tha të premten se Rusia ndoshta do të duhet të arrijë marrëveshje për Ukrainën në të ardhmen, por presidenti rus tha se Moska ndihej e tradhtuar nga rënia e marrëveshjeve të Minskut.
Deklarata përkatëse, përmes gojës së liderit rus, mund të interpretohet si një hapje drejt një zgjidhjeje të ardhshme diplomatike të krizës ukrainase.
Megjithatë, raportet që shoqëruan këtë deklaratë ndoshta ulin shiritin e pritshmërive.
Presidenti rus pretendoi se Perëndimi e kishte "mashtruar" Rusinë në të kaluarën dhe se tani ekziston një "çështje besimi" mes tyre, të cilën ata e ruajnë.
Perëndimorët nga ana tjetër deklarojnë gjithashtu se do të jetë shumë e vështirë pas gjithçkaje që ka ndodhur në dhjetë muajt e fundit, që t'i besojnë sërish udhëheqjes ruse.
Vladimir Putin sulmoi veçanërisht Francën dhe Gjermaninë, të cilat morën pjesë në negocimin e marrëveshjeve të armëpushimit të Minskut midis separatistëve rusishtfolës dhe ukrainasve vite më parë, por tani po dërgojnë sisteme armatimi në Ukrainë, gjë që me sa duket Moskës nuk i pëlqen fare.
Udhëheqësi rus ende pohon se Rusia "bëri gjithçka siç duhet".
Megjithatë, ai pranon, ashtu si shumë perëndimorë, se për arritjen e marrëveshjeve në të ardhmen e afërt, duhet të bien dakord për garancitë e sigurisë që do të shoqërojnë këto marrëveshje të reja.
Megjithatë, sa i përket këtyre garancive të sigurisë, ka ende një hendek midis të gjitha palëve të përfshira drejtpërdrejt dhe indirekt.
Duke iu referuar konkretisht SHBA-së, presidenti rus pohoi se ka kontakte mes shërbimeve të dy vendeve, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat do të vazhdojnë.
Madje ai shprehu vlerësimin se pas shkëmbimit të Brittney Griner me Viktor Bout.