Ambasadori britanik në OKB: Rusia në përpjekje për të marrë më shumë armë nga Irani

Ambasadori britanik në OKB: Rusia në përpjekje për të

Moska po përpiqet të marrë më shumë armatime nga Irani, tha të premten ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kombet e Bashkuara.

Barbara Woodward shtoi se kjo përfshin qindra raketa balistike dhe Rusia po i ofron Teheranit një nivel të paparë mbështetjeje ushtarake dhe teknike në këmbim.

Irani ka pranuar se ka dërguar drone Shahed-136 në Rusi, për të cilat Ukraina pretendon se janë përdorur për të synuar vazhdimisht infrastrukturën kritike të energjisë.

Megjithatë, Irani pretendoi se këta dronë ishin siguruar përpara luftës.

Rusia ka porositur qindra drone dhe raketa balistike të reja iraniane pas një mungese të konsiderueshme të furnizimeve ushtarake.

"Ne e dimë se Irani po planifikon të rrisë dërgesat e tij të mjeteve ajrore pa pilot dhe raketave në Rusi në sasi të konsiderueshme," tha një burim i veçantë i OKB-së në fillim të javës.

 

EMISIONET