Putin hakmerret ndaj BE-së, nënshkruan dekretin për ngrirjen e pasurive për të gjitha “vendet armiqësore”
Presidenti Vladimir Putin ka firmosur një dekret për pezullimin e pasurive për të gjithë shtetasit, që janë pjesë e vendeve që më herët kanë vënë saknsione ndaj Rusisë.
Kremlini ka ndërmarrë hapa të tjerë hakmarrës ndaj vendeve të Bashkimit Europian që vendosën sanksione pas nisjes së agresionit të Rusisë në Ukrainë një vit më parë.
Mediat vendase bënë me dije se presidenti Vladimir Putin, nënshkroi të martën një dekret masash, ku ndër të sanksionuarit është dhe kompania energjitike gjermane, e distributor i gazit, Uniper SE.
Konkretisht, në dekretin e publikuar në faqen e kremlinit, thuhet se ndaj kujtdo prej “vendeve armiqësorë” që konfiskoi asetet ruse jashtë vendit më herët, do të veprohet njësoj edhe për asetet që ato posedojnë në territorin rus, duke i mbajtur të bllokuara.
Nga fillim i luftës më 22 Shkurt 2022, Bashkimi Europian ka vendosur në total sanksione ndaj 1473 individëve dhe 207 subjekteve ruse, kufizime ekonomike dhe masa ndaluese për vizat.
Në listë përfshihet edhe emri i presidentit Vladimir Putinit, dhe shumë oligarkëve dhe të tjerë të afërm të tij.
Këto masa u shtohen atyre të vitit 2014, të shpallura në periudhën kur Moska aneksoi Krimenë dhe devijoi nga marrëveshja e Minskut.