Presidenti brazilian: Asnjë fëmijë nuk humb jetën nga Covid-19

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka shtuar retorikën kundër vaksinave duke i bërë ato shkaktare të vdekjes së fëmijëve dhe jo koronavirusin.
Bolsonaro ka kritikuar rregullatorin e autorizimit të vaksinave për fëmijët 5 deri në 11 vjeç, një ditë pasi Ministria Federale e Shëndetësisë njoftoi planin e imunizimit të fëmijëve.
Presidenti kontrovers i Brazilit krenohet me faktin që nuk e ka marrë vaksinën anticovid shpesh ka vënë në dyshim efektivitetin dhe sigurinë e tyre.
Gjatë një interviste, Bolsonaro konstatoi se asnjë fëmijë nuk ka humbur jetën nga Covid-19 dhe përsëriti thirrjen ndaj të bijës që ajo të mos vaksinohet.
Efekte intervista
Kreu i forcës së të djathtës ekstreme vuri në dukje se vaksinat shkaktojnë efekte anësore te fëmijët, por nuk paraqiti prova se ku bazohej për të bërë një deklaratë të tillë.
Ministria Federale e Shëndetësisë braziliane, njoftoi të mërkurën se ka blerë 20 milionë doza vaksine Pfizer dhe se në fund të muajit do të fillojë vaksinimi i fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç.


