Presidenti i Ukrainës akuzon liderët europiane se nuk vepruan. U bën thirrje europianëve për protesta

Presidenti i Ukrainës akuzon liderët europiane se nuk vepruan. U

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi  nga zyra e tij në Kyiv akuzoi liderët europianë se nuk morën masa të mjaftueshme për të ngadalësuar përparimin rus drejt Ukrainës.

"Kolonat e tankeve dhe sulmet ajrore janë shumë të ngjashme me atë që Evropa pa shumë kohë më parë, gjatë Luftës së Dytë Botërore - diçka për të cilën tha "kurrë më", tha  ai.

"Por ja ku është, përsëri. Tani, në 2022. 75 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore."

Zelensky shton se nuk është tepër vonë për të ndaluar "agresionin" rus nëse liderët evropianë veprojnë me shpejtësi dhe u bën thirrje qytetarëve në mbarë BE-në të protestojnë dhe të detyrojnë qeveritë e tyre në veprime më vendimtare.

"Jam i sigurt që e shihni këtë - të gjithë ju, e gjithë Evropa. Por ne nuk e kuptojmë se çfarë do të bëni për këtë, si do të mbroni veten kur jeni kaq të ngadaltë për të ndihmuar Ukrainën” tha ai.

 

EMISIONET