Rusia: Perëndimi e çoi Ukrainën në tragjedi, shkelmuan marrëveshjen e Minskut

Rusia: Perëndimi e çoi Ukrainën në tragjedi, shkelmuan

Rusia pretendon se veprimet e qeverisë në Kiev dhe fuqitë perëndimore e zhytën Ukrainën në tragjedinë që po përjeton duke shkelur marrëveshjen e Minskut dhe duke inkurajuar përhapjen e rusofobisë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Llavrov ka zhvilluar një takim me përfaqësues të rajoneve të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Moska, Lluhansk dhe Donjeck.

Shefi i diplomacisë ruse tha se veprimet e perëndimit dhe Kievit duke shkelmuar marrëveshjen e Minskut e zhytën Ukrainën në një tragjedi.

"Perëndimi u bashkua plotësisht me regjimin e Kievit në përpjekjet e tij për të sabotuar dhe për të shkatërruar përfundimisht marrëveshjen e Minskut. NATO dhe Bashkimi Evropian dolën krah Kievit kur ai nisi të mësynte në Donjeck dhe Lluhansk. Gjatë gjithë këtyre viteve, kolegët tanë perëndimorë kanë mbrojtur vazhdimisht regjimin ukrainas, duke mbyllur një sy ndaj vrasjeve të grave, fëmijëve, të moshuarve, ndaj shkatërrimit të infrastrukturës civile dhe në heshtje kanë inkurajuar zhvillimin e shpejtë të neo-nazizmit dhe rusofobisë, të cilat e zhytën vendin në një tragjedi."

Lavrov tha se kjo ishte arsyeja pse Rusia ndërhyri ushtarakisht në Ukrainë, duke e quajtur këtë të fundit agresorin në këtë mes.

"Në këtë situatë, natyrisht Federata Ruse nuk mund të qëndronte indiferente ndaj thirrjeve të drejtpërdrejta të krerëve të shteteve të Donjeckut dhe Luhanskut për ndihmë ushtarake përballë agresorit."

Marrëveshjet e Minskut u nënshkruan nga Rusia e Ukraina me qëllim që t’i jepnin fund luftës në rajonin e Donbasit.

EMISIONET