Prag tragjedie në Itali/ Shkrumbohet godina e azilkërkuesve, çatia zë poshtë dhjetëra emigrantë, njëri në gjendje kome. Nisin hetimet

"Fatkeqësi e qëllimshme", është akti me të cilën Prokuroria italiane ka nisur hetimet mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë natës së shkuar në Viterbo të Italisë.
Rreth orës 1 pas mesnate një zjarr i fuqishëm ka përshirë një godinë, e cila është një qëndër strehimi azilkërkuesish ku priteshin rreth 30 emigrantë mes tyre dhe gra.
Godina është shembur duke zënë nën të të gjithë azilkërkuesit, të cilët kanë mbetur të plagosur e njëri prej tyre është në gjëndje kritike dhe është transportuar në Romë me helikopter, ku mësohet se aktualisht ndodhet në gjendje kome.
Brenda strukturës nuk ka pasur asnjë impiant gazi, as për ngrohje e as për gatim. Ndërkaq kanë kisur hetimet për të kuptuar motivin e shpërthimit të këtij zjarri.
Prefekti i Viterbos Antonio Canana ka thirrur sot pasdite një mbledhje urgjente për të analizuar atë çfarë ka ndodhur këtë të shtunë.


